Vendosni fjalën kyçe....

Ra aksidentalisht në një bordurë, humb jetën 48-vjeçari në Vlorë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 48-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”. Sipas Policisë, 48-vjeçari me inicialet G. M. është rrëzuar aksidentalisht mbi një bordurë.

 “Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen ‘24 Maji’, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e Policisë.