Vendosni fjalën kyçe....

‘Tanku’ misterioz shihet duke lundruar në det


Një objekt misterioz që i ngjan një tanku është parë duke lundruar në det. Ushtria indoneziane e ka pranuar ngjarjen e çuditshme, por nuk ishte në gjendje të kapte objektin që u largua.

Fotot e objektit misterioz u shfaqën në mediat sociale indoneziane javën e kaluar dhe menjëherë u bënë virale. Sipas mediave lokale, fotografitë janë shkrepur nga punëtorët e platformës së naftës në Detin Natuna – një pellg i gjerë dhe i cekët në pjesën më jugore të Detit të Kinës Jugore dhe i vendosur kryesisht në ujërat territoriale të Indonezisë.

Një nga pamjet tregon tankun që noton në det të hapur, me frëngji dhe grykën e tij të dukshme. Ndërsa automjeti dukej se ishte shumë i ndryshkur, disa nga pajisjet e saj të jashtme ishin të paprekura, duke përfshirë bidonat rezervë dhe një kabllo tërheqëse.

Ngjarja e çuditshme është pranuar nga ushtria e vendit, e cila dërgoi mesazhe mjaft të përziera për natyrën e objektit të ngjashëm me tankun. Të dielën, majori Saul Jamlaay tha për mediat lokale se raportet për gjetjen e ‘objekteve të ngjashme me tanket’ ishin të vërteta, por se ‘objektet nuk ishin të rrezikshme’.