Vendosni fjalën kyçe....

Spaho reagon ndaj Spiropalit: E kuptoj frikën që keni nga foltorja, nuk keni parë gjë akoma


Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar në parlament ndaj Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e cila përmendi në Kuvend “Foltoren” e krijuar nga Sali Berisha.

Spaho iu drejtua Spiropalit që të mos flasë për “Foltoren” pa pasur arsye dhe për të sulmuar opozitën.

Ai tha se shumica qeverisëse ka frikë nga foltorja duke e paralajmëruar se do shohin më shumë nga ajo.

Zonja Spiropali është e dyta herë që po zini në dorë foltoren, pa pasur arsye. Nëse doni të sulmoni njëri-tjetrin, mund të gjeni forma të tjera. E kuptoj frikën që ju vjen nga foltorja, se ndjeni frikën. Por prisni dhe do të shihni”- tha Spaho.