Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Dislokimi i trupave amerikane në Ukrainë “nuk është në tryezë”


Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se dislokimi i trupave amerikane në terren në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk është në tryezë”.

Por Biden paralajmëroi për pasoja të rënda nëse Rusia e pushton Ukrainën.

Ai po fliste një ditë pas dy orësh bisedimesh virtuale me presidentin rus Vladimir Putin.

Samiti virtual kishte për qëllim uljen e tensioneve në rajon pas një grumbullimi të madh të trupave ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për provokim dhe ka kërkuar garanci kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe vendosjes së armëve pranë Rusisë.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Moska mund të planifikojë një ofensivë ushtarake në fund të janarit, megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se nuk është ende e qartë nëse presidenti Putin ka marrë një vendim.

Duke folur të mërkurën, Putin refuzoi të thoshte nëse do të urdhëronte trupat në Ukrainë. Por ai tha se nuk mund të rrinte duarkryq ndërkohë që aleanca ushtarake i afrohej Rusisë.

Zoti Biden tha se ia kishte bërë të qartë Putinit gjatë takimit të së martës se do të kishte “pasoja ekonomike si asnjë që ai nuk i kishte parë ndonjëherë”.

Ai ishte i bindur se lideri rus e mori mesazhin, shtoi ai.