Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë tregon shkakun befasues të rritjes së valës së krimit në vend: E ka fajin Covid-i (Video)


Një numër i madh vjedhjesh në SHBA nga bandat e organizuara plaçkitëse po shkaktohet pjesërisht nga pandemia Covid-19, ka pohuar sekretarja e shtypit e presidentit Biden.

“Një shkak rrënjësor në shumë komunitete është pandemia,” u tha gazetarëve të enjten sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur u pyet për arsyet e rritjes së paligjshmërisë, duke përfshirë incidentet e plaçkitjeve masive.

Psaki nuk shtjelloi lidhjen e pretenduar midis Covid-19 dhe vjedhjeve të rafteve në dyqanet e mallrave luksoze në Kaliforni dhe shtete të tjera. Çështja u ngrit mes të shtënave rekord ndaj policisë, rritjes së vrasjeve dhe një vale vjedhjesh që kanë goditur shitësit me pakicë në qytetet kryesore të SHBA.

Në vetëm një incident muajin e kaluar në Çikago, një ekip hajdutësh thuhet se vodhën më shumë se 120,000 dollarë në çanta stilistësh dhe mallra të tjera nga një dyqan ‘Louis Vuitton’.

Plaçkitja e organizuar shënon vetëm të fundit në një gamë të gjerë problemesh që administrata Biden ka lidhur me pandeminë Covid-19, duke përfshirë krizën e zinxhirit të furnizimit dhe një rritje të inflacionit në nivelin më të lartë 30-vjeçar. Por kritikët kanë argumentuar se dështimet për të zbatuar ligjet në qytetet e drejtuara nga demokratët kanë shkaktuar paligjshmërinë.

Ish-presidenti Donald Trump u përfshi në këtë çështje të enjten, duke thënë se politikat demokrate po e bllokojnë policinë të bëjë punën e saj.

“Vendi ynë po shkatërrohet”, tha ai në një intervistë për Fox News.

 “Kjo nuk duhet lejuar kurrë të ndodhë. Policisë duhet t’i kthehet pushteti. Ata duhet të ndalojnë krimin. Ata mund ta bëjnë atë dhe duan ta bëjnë, por nuk u lejohet ta bëjnë atë.”