Vendosni fjalën kyçe....

Humbi ndaj Hillary Clinton-it, demokrati Bernie Sanders njofton rikandidimin në presidencialet 2020


Bernie Sanders, ka njoftuar kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sanders, i cili humbi mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, pasi humbi brenda “shtëpisë” së demokratëve ndaj Hillary Clinton-it, që u mandatua të konkurronte nga radhët e demokratëve, do marrë pjesë sërish në garë.

Senatori 77-vjeçar i Vermontit është ndër të parët demokratë që njofton pjesëmarrjen në garë.

Sanders konfirmoi planet e tij në një intervistë të transmetuar në radion publike të Vermontit.

“Doja të njoftoja qytetarët e Vermontit që të njiheshin të parët me këtë vendim që kam marrë”. – tha demokrati Sanders.

Politikani shprehu planin e tij për të sjellë miliona njerëz në një “lëvizje themelore” e cila është “e përgatitur të ngrihet dhe të luftojë” si pjesë e ofertës së tij presidenciale.

Do të jetë një “fushatë shumë e ndryshme” krahasuar me vitin 2016, kur senatori humbi ngushtë nominimin në primaret demokrate ndaj Hillary Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *