Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama se ka në kandar Bashën, dosja ndaj meje në Gjykatën e Parisit ka zero prova, zero dokumente


Ish-kryeministri Berisha ka pohuar sot se dosja ndaj tij në gjykatën e Parisit në gjyqin ndaj Sekretarit të Shtetit Blinken nuk ka asnjë provë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me demokratët në foltoren e Lezhës.

Berisha tha se kryeministri Rama nuk e llogarit fare kreun e PD-së Basha dhe se në zgjedhjet e 25 prillit ka grabitur dy herë më shumë vota se në vitin 2017.

“A nuk shpalli kryetari mbrojtjen e votës si premtimin e tij më solemn. Çfarë mbrojtje i bëri votës ai në Peshkopi, çfarë i mbrojti votës ai më 25 prill. Më 25 prill Rama plaçkiti vota të paktën 2 herë më shumë se 2017-ën. Edi Rama nuk e vinte asgjëkund në kandar kryetarin e PD-së. U mor ma karrigen e tij dhe harroi fjalën masakër zgjedhore. Propaganda e Edi Ramës dhe pengut të tij duhet t’ju mashtrojnë ju e ta paraqesin foltoren si interes personal të Sali Berishës. Vendimi nga DASH-i është i bazuar në shpifje. Gjykatësi i Parisit e pranoi padinë time ndaj Sekretarit të Shtetit, Blinken. Miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero prova, zero dokumente. Ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo qytetar shqiptar a institucion që ka ndonjë provë kundër meje ta tregojë.” – tha Berisha.