Vendosni fjalën kyçe....

Vanessa Bryant: Vdekjen e burrit dhe vajzës e mësova nga interneti, policia ua shpërndau fotot si të ishin “kafshë në rrugë”


Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, tha se mësoi lajmin për vdekjen e burrit të saj duke parë postimet në rrjetet sociale.

Ylli i basketbollit Bryant vdiq nga një aksident me avion, sëbashku me vajzën e tij, Gianna 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë në janar të vitit 2020.

Zonja Bryant po padit Departamentin e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit për neglizhencë dhe shkelje të privatësisë.

Ajo pretendon se oficerët shpërndanë foto grafike të skenës së përplasjes, duke përfshirë trupat e pajetë të burrit të saj Kobe dhe vajzës Gianna.

Një avokat i qarkut e pyeti zonjën Bryant se kur u njoftua për herë të parë për përplasjen. Zonja Bryant tha se ajo u informua nga një ndihmës i familjes se burri dhe vajza e saj kishin qenë në një aksident me helikopter, por pesë persona kishin shpëtuar. Ajo mendoi se ata ishin me gjasë mes të mbijetuarve.

Por pastaj mesazhet filluan të shfaqen në telefonin e saj.

“Unë po e mbaja telefonin, sepse padyshim që po përpiqesha të telefonoja burrin tim dhe të gjitha këto njoftime filluan të shfaqen në telefonin tim, me mesazhe: Prehu në paqe Kobe.”- tha zonja Bryant, sipas një transkripti.

“Jeta ime nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time.”- shtoi ajo, citon BBC.

Në mars, zonja Bryant publikoi emrat e oficerëve të policisë, të cilët sipas saj shpërndanë foto grafike të skenës së përplasjes.

Ajo pretendon se një nga oficerët ndau me një banakier foto të trupit të Kobe Bryant dhe të tjerët shpërndanë “foto falas të fëmijëve, prindërve dhe trajnerëve të vdekur”.

Zonja Bryant tha se ajo i ka ruajtur rrobat që kishin veshur burri dhe vajza e saj kur vdiqën.

“Dhe nëse rrobat e tyre përfaqësojnë gjendjen e trupit të tyre, nuk mund ta imagjinoj se si dikush mund të jetë kaq i pashpirt dhe të mos ketë kujdes për ta apo miqtë tanë, dhe thjesht të ndajë imazhet sikur të ishin kafshë në një rrugë.”- tha ajo.