Vendosni fjalën kyçe....

Zero vdekje në 24 orët e fundit, por shënohen 35 raste të reja me Covid në Kosovë


Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 35 raste të reja me koronavirus, nga 2193 testime të kryera.

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu autoritet shëndetësore raportojnë 79 qytetarë janë shëruar në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.412 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051.”- bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë.