Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i paraprin takimit në Shkodër, poston videon nga mitingu i shumë viteve më parë


 

Ish-kryeministri Berisha ka postuar një video nga një miting i PD-së i shumë viteve më parë në Shkodër.

Pamjet i paraprijnë turit të tij në mbarë vendin me ndalesën e radhës që është Shkodra. ‘Foltorja’, një bashkëbisedim me bazën e PD-së pritet të nisë në orën 18:00.

“Se qendruat u ngrit Shqiperia! Sot ne ora 18:00 ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese ne Foltoren qe do mbahet ne Kinema Milenium. Rofte Shkodra! Sb.” – shkruan Berisha.

Ky i fundit akuzon kreun e PD-së, Basha, se ka bërë pazar të fëlliqur me kryeministrin Rama për të shkatërruar PD-në. Berisha ka nisur mbledhjen e firmave në bazën e PD-së për thirrjen e Kuvendit Kombëtar që do shqyrtojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.