Vendosni fjalën kyçe....

Interi ngec në shtëpi ndaj Atalantës, Dzeko e shpëton nga humbja


Interi ka ngecur për herë të dytë këtë sezon në sfidën e vështirë ndaj Atalantës në Milano.

Zikaltërit shënuan të parët në minutën e pestë të ndeshjes me Martinez por u surprizua shpejt nga dy gola të Malinovsky e Toloi, me pjesën e parë që përfundoi në avantazh të miqve.

U desh gol i Dzekos në minutën e 71-të që shpëtoi Interin nga humbja. Pas rezultatit të sotëm Interi ka mbetur në vendin e tretë me Milanin e Napolin që janë sipër tij.