Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesit e UET-it lënë pas krahëve divergjencat, festojnë 15-vjetorin (FOTOT)


Ditën e djeshme Universiteti Europian i Tiranës festoi 15-vjetorin e themelimit të tij, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e këtij Universiteti, ku kishte shumë të ftuar të botës akademike por edhe politike.

Sikurse vihet re edhe nga fotot që kanë qarkulluar, duket se themeluesit e UET-it për këtë ditë të veçantë kanë lënë pas krahëve divergjencat e tyre, ndasitë politike apo në mendime dhe janë bërë bashkë.

Në fotot që kanë qarkulluar shihen Presidenti i UET-it Selami Xhepa, Ministrja Milva Ekonomi, profesori Bujar Kapexhiu, rektori Tonin Gjuraj si dhe ish-themeluesit Blendi Kajsiu, Henri Çili, Robert Rakipllari, Ermal Hasimja dhe Laert Duraj. Një pjesë e tyre mbajtën edhe fjalime para të ftuarve.

“15 Vjet UET

U zhvillua ditën e sotme Ceremonia e 15 Vjetorit të UET.

15 Vite nga licensimi i universitetit. 15 Vite nga nisja e një epoke të re. 15 Vite plot ngjarje dhe përmirësim. 15 Vite diferencë në arsimin e lartë. 15 Vite Fymëzim.

Urime ditëlindjen e 15-të UET!”- thuhet në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook të Universitetit, ku ndahen edhe disa foto nga ceremonia. Në foto bien në sy disa të ftuar të njohur të botës së politikës (të majtë apo të djathtë) dhe të televizionit.

 Festa u mbyll me disa shfaqje muzike të organizuara nga vetë studentë të këtij Universiteti.