Vendosni fjalën kyçe....

16 viktima nga shirat e dendur në Pakistan


Të paktën 16 persona u vranë pasi shira të rrëmbyeshëm përfshinë pjesë të Pakistanit veriperëndimor të dielën.

Shumica e viktimave ishin në rrethin e largët Torghar të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, ku çatitë e tre shtëpive u rrëzuan pasi u goditën nga rrufeja.

Të paktën 13 persona, përfshirë një grua dhe një fëmijë, u zunë për vdekje nën rrënoja, u tha gazetarëve Azhar Zahoor, ndihmës komisioneri i rajonit.

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin 12 trupa nga rrënojat, shtoi ai.

Reshjet e shiut gjithashtu shkaktuan rrëshqitje toke në zonë, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve.

Në qytetin e Abbottabad, kulmi i një shtëpie u rrënua për shkak të reshjeve të mëdha, duke zënë poshtë shtatë anëtarë të një familjeje.

Tre trupa janë nxjerrë dhe dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, sipas Dawn News.