Vendosni fjalën kyçe....

11 shtator dita e sulmit mbi Kullat Binjake, Basha dhe Rama përkujtojnë tragjedinë në SHBA


Sot është 11 shtator, disa kur u sulmuan Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtoi këtë ditë të trishtë, i ndjekur më pas nga kryeministri Edi Rama.

 “Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona.”, shkruan Basha.

“20 vjet më marë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj.

Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e pacmueshme të lirisë e të demokracisë.

Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Rama.