Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqen dy zyrtarë të lartë të FDA-së mes vendimit për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19


Dy zyrtarë të nivelit të lartë të vaksinave në FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) janë dorëhequr së fundmi, duke hedhur jo pak dyshime për të ardhmen e agjencisë.

Përveç dështimit për të emëruar një komisioner të FDA-së në shtatë muajt e mandatit të tij, Biden përkrahur një dozë shtesë të vaksinës kundër Covid-19 përveç dy të parave, pa një shef të FDA-së në krye të agjencisë.

Dy nga drejtuesit kryesorë të përfshirë në kërkimin dhe testimin e vaksinave në Administratën e Ushqimit dhe Barnave po largohen nga agjencia, sipas një letre nga Peter Marks, shefi i Qendrës së FDA-së për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik. Marion Gruber dhe Phil Krause ishin drejtor dhe zëvendës drejtor, respektivisht, të Zyrës së Agjencisë për Kërkimin dhe Rishikimin e Vaksinave.

Ndërsa nuk kishte asnjë arsye zyrtare të dhënë për largimin e tyre, një ish-agjent i FDA -së tha për ‘Endpoints’ se dyshja u ankuan se CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) dhe veçanërisht Komiteti i saj Këshillues për Imunizimin (ACIP), kishte marrë të drejtën për të marrë vendime që më parë merreshin nga FDA-ja. Vendimi i administratës Biden për të shpallur një raund të tretë të të vaksinave mARN pa u këshilluar me FDA-në thuhet e ishta ‘pika që derdhi gotën’.

Pasi më në fund dha miratimin e saj për vaksinën Pfizer-BioNTech tetë muaj pasi ata e autorizuan atë mbi bazat e përdorimit urgjent, FDA la të kuptohet javën e kaluar se do të ishte në dispozicion një shtim përforcues i barnave me bazë mRNA në 20 shtator për ata që kishin marrë dozat e tyre të dyta tetë muaj më parë.

Gruber kaloi mbi 30 vjet me agjencinë dhe planifikon të dalë në pension në fund të tetorit, ndërsa Krause ka punuar për FDA për më shumë se një dekadë. Pavarësisht largimit të dy zyrtarëve kryesorë, zëdhënësja e FDA-së, Stephanie Caçomo këmbënguli në një deklaratë dërguar me email për Reuters se agjencia mbetet ‘e sigurt në ekspertizën dhe aftësinë e stafit për të vazhduar punën kritike të shëndetit publik, përfshirë vlerësimin e vaksinave COVID- 19’.

Në një prezantim të hënën, ACIP bëri thirrje për një qasje më të kujdesshme ndaj dozës së tretë të vaksinës, duke argumentuar se individët plotësisht të vaksinuar vijuan të mbrohen nga të sëmurit rëndë dhe se kishte pak të dhëna për të treguar dobinë e goditjeve përforcuese në popullsisë së përgjithshme.

Në vend të kësaj, komiteti sugjeroi, autoritetet mjekësore duhet të përqëndrohen në vaksinimin e atyre që nuk e kishin marrë ende vaksinën – përfshirë njerëzit në vendet ku vaksina është e pakët.