Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i pajetë në makinë, identifikohet viktima në Vlorë


Është identifikuar i riu i cili u gjet i pajetë në një makinë në afërsi të fshatit Babicë në Vlorë.

Viktima është Xhuljan Bullari, ndaj të cilit është qëlluar me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa Tirane.

Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.