Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Seman, plagosen 6 persona


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen” duke lënë të plagosur 6 persona.

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.