Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, gjykata kalon për gjykim dosjen ndaj Ardian e Florenc Çapjas


Ardian e Florenc Çapja

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit e Jorgo (Olsi) Lekut për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit më 15 gusht 2012.

Ndërsa dy personat e tjerë që akuzohen për krimin e rëndë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi do gjykohen në mungesë.

Ardian Çapja e nipi i tij, Florcenc Çapja, akuzohen për vrasjen e dyfishtë në Elbasan. Pjesë e së njëjtës dosje janë edhe Ervis Bardhi, Etien Cani, (Olsi) Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli. Çapjat e kanë mohuar se kanë lidhje me krimin pasi sipas tyre më 15 gusht 2012 kanë qenë në Maqedoni.

Megjithatë zbulimi i Ervis Bardhit pas shenjave të gishtit çoi në zbardhjen e ngjarjes. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu lidhjet e Çapjave me krimin. Sipas dëshmitarit ai dhe Jorgo Leku ishin paguar nga Ardian e Florenc Çapja me 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit.

Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.