Vendosni fjalën kyçe....

Maturantja ekselente: Jam pranuar në Harvard po testi i matematikës po më rrezikon vajtjen


Një maturante nga Tirana ka thënë sot se provimi i matematikës në Maturën Shtetërore mund t’i djegë vajtjen në Universitetin e Harvardit, ku është pranuar së fundmi.

Jonada Shukarasi është maturante ekselente në gjimnazin ‘Partizani’ dhe është një nga shumë maturantët që po protestojnë kundër testit të matematikës  që dhanë para pak ditësh.

“Unë këtë vit jam pranuar në universitetin e Harvardit, në gusht do të studioj shkenca politike. Po mendoj a do ta arrij dot notën 7 në provimin e matematikës, që është skandaloze. Mua mund të ma quajnë rënie drastike nga nota unë mund të humbas Harvardin vetëm nga provimi i matematikës, mesataren e kam 10 absolute. Ka qenë ëndrra ime për shumë vite dhe nuk e prisja kurrë që do pranohesha ishte mrekulli, thashë tani më janë hapur rrugët, mesatarja ime është 10.00.” – tha maturantja për News24.

Maturantët kërkojnë rishpërndarje të pikëve të testit të matematikës pasi sip[as tyre testi ka qenë i vëhtirë e i pakuptueshëm.

ta kanë thënë se do dalin sërish në protestë ditën e nesërme para Ministrisë së Arsimit në orën 17:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *