Vendosni fjalën kyçe....

Martinez mund të largohet nga Interi, gati zëvendësuesi


Pas shpalljes kampion i Italisë, Interi ka nisur ndryshimet për sezonin që vjen. Largimi i trajnerit Conte ishte vetëm hapi i parë, teksa radhën e kanë disa lojtarë.

Pas Hakimit, që është praktikisht i ikur, edhe sulmuesi kryesor i zikaltërve, Martinez, mund të bëjë gati valixhet. Në gjurmët e argjentinasit të talentuar është kampionia e Spanjës, Atletiko e Madridit, me trajnerin Simeone që është gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin.

Largimi i Martinezit do hapte rrugën për ardhjen te Interti të Memfis Depait, 27-vjeçarit holandez që i ka përfunduar kontrata me francezët e Lionit.

Ndërsa për Hakimin në garë janë Çelsi e PSG-ja, të cilët kanë bërë gati ofertën për drejtuesit e klubit italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *