Vendosni fjalën kyçe....

Rama: E dimë mirë atë që bëjmë, Shqipëria prej kohësh në krye të klasifikimit për ultësinë e infektimeve e vdekjeve nga Covid-19


Kryeministri Rama pohoi sot se Shqipëria është prej kohësh në krye të klasifikimit në Europë për sa i përket numrit të ulët të infektimeve e vdekjeve nga Covid-19.

Sipas Ramës qeveria e di mirë atë që po bën duke shtuar se nuk do bjerë në kurthin e euforisë.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!” – shkruan Rama në Twitter.

Reagimi i Ramës vjen pas vendimit të djeshëm nga Komiteti i Ekspertëve për heqjen e mbajtjes me detyrim të maskës në mjedise të jashtme si dhe shtyrjen e orës policore deri në orën 23:00 nga ora 22:00 që është tani për tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *