Vendosni fjalën kyçe....

Alabama bëhet shteti i radhës në SHBA që ndalon pasaportat e vaksinave Covid-19, Guvernatorja republikane firmos vendimin


Alabama ka dalë kundër përdorimit të certifikatave të vaksinimit Covid-19 për të dhënë privilegje të caktuara, duke ndjekur gjurmët e disa shteteve të tjera të SHBA që kanë ndaluar ‘pasaportat’ shëndetësore.

Guvernatorja Republikane Kay Ivey nënshkroi të hënën një projektligj i cili parandalon shtetet dhe qeveritë lokale të lëshojnë dokumentacionin që verifikon statusin e vaksinës. Ligji i saporatifikuar gjithashtu siguron që njerëzve nuk do t’u ndalohet hyrja në biznese, universitete, shkolla dhe institucione shtetërore nëse nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Në një deklaratë, Ivey tha se ajo ishte mbështetëse e ‘një vaksine vullnetare’ dhe se vendimi i saj për të nënshkruar projektligjin pasqyron pozicionin e saj mbi çështjen e shëndetit publik. Ajo shtoi se ajo personalisht zgjodhi të bënte  vaksinën dhe nxiti banorët e Alabamës që të bëjnë të njëjtën gjë.

Më herët këtë vendim e kanë marrë Arizona, Florida, Georgia, Idaho, Indiana e të tjera shtete.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *