Vendosni fjalën kyçe....

Goditet banda italo-shqiptaro-kolumbiane e trafikut të kokainës e marijuanës, 13 të arrestuar


Goditet një grup kriminal i trafikut të drogës nga policia italiane në Katania. Sikurse shkruan Repubblica, grupi kriminal përbëhej nga italianë të Katanias, kolumbianë dhe shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan gjithsej 365 kilogramë marijuanë dhe kokainë, si dhe u arrestuan trembëdhjetë persona.

Operacioni me emrin e koduar “Cocorito”, u realizua këtë mëngjes dhe u drejtua nga njësia e policisë ekonomike dhe financiare të Katanias, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Scico.

Dyshohet se të gjithë të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e lëndës narkotike, duke vepruar si një bandë kriminale. Por emrat e tyre nuk janë bërë ende të njohur për median.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *