Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë sot pjesë në një video-konferencë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE-së në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Xhaçka vlerësoi rolin e KiE-së në ofrimin e rekomandimeve dhe zgjidhjeve për të siguruar të drejtat themelore, si dhe uroi Hungarinë e cila do të marrë kryesimin për 6 muajt e ardhshëm.

“Ne jemi të bindur që organizata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajonin tonë. Ne mirëpresim kontributin e Këshillit të Evropës për të qenë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat e brendshme, duke pritur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në.”– tha Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *