Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan sulmon Bidenin për situatën në Gaza: I ke duart me gjak


Presidenti turk Tajip Erdogan ka kritikuar fuqitë perëndimore për neglizhencën e tyre ndaj dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, duke veçuar Austrinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se ishte “duke shkruar historinë me duar të përgjakura”.

Erdogan ka kontaktuar udhëheqësit botërorë gjatë javës së kaluar, duke bërë thirrje për veprim të fortë kundër Izraelit pasi armiqësitë më të ashpra rajonale në vite nuk tregojnë asnjë shenjë të zbutjes. Turqia mban qartazi anën e Palestinezëve në këtë konflikt.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan kritikoi miratimin e presidentit të SHBA-ve Joe Biden për shitjen e armëve në Izrael.

“Ju po shkruani historinë me duart tuaja të përgjakura në këtë incident, që është një sulm serioz joproporcional në Gaza, i cili po çon në martirizimin e qindra mijëra njerëzve.”– tha ai, citon Reuters. “Ju më detyruat ta them këtë”. Administrata e Bidenit miratoi të hënën shitjen e mundshme prej 735 milion dollarë të armëve Izraelit.

Erdogan më pas u kthye në Evropë, duke dënuar Austrinë për valëvitjen e një flamuri izraelit mbi kancelarinë federale në Vjenë të Premten.

“Shteti i Austrisë po përpiqet t’i bëjë myslimanët të paguajnë çmimin për hebrenjtë që iu nënshtruan gjenocidit.”– tha Erdogan.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili është me vendosmëri pro-Izraelit, e kishte quajtur lëvizjen një shenjë solidariteti mes përplasjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *