Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria sekuestron pasurinë e dy personave


Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së dy personave, pasi sipas saj ajo është vënë nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Personat të cilëve u është sekuestruar pasuria janë A.Doçaj e A. Beqiri, të cilët sipas prokurorisë janë pjesë e një grupi kriminal me veprim në Danimarkë, Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë e Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një llogari bankare me 4 mijë euro, një dyqan në Durrës e dy apartamente në Tiranë.
Njoftimi

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguara nga Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar në datën 20.12.2019, procedimin penal pasuror nr.6, në ngarkim të shtetasve A. Doçaj, A. Beqiri, etj.

Nga studimi i akteve, rezulton se autoritetet daneze të drejtësisë, kanë kryer një hetim proaktiv ndaj disa shtetasve shqiptarë me banim në Danimarkë dhe jashtë saj, si shtetasi S. K. (alias J. K.), A. Doçaj, etj, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Hollandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj.

Pas regjistrimit të procedimit penal pasuror, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kreu një hetim financiar dhe pasuror të shtetasit A. Doçaj dhe familjarëve të tij. Në përfundim të hetimit, bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, (Ligji Antimafia) me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 04.05.2021 ndërmjet të tjerave ka vendosur:

  • Sekuestrimin e një shume prej 4.000 Euro (llogari bankare);
  • Sekuestrimin e një njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh”, Durrës;
  • Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 122.58 m2 në Tiranë;
  • Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 116.83 m2 në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *