Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për Kopshtin Botanik, Albana Vokshi: Lajmi më i mirë i javës, Rama e Veliaj e donin për qëllime korruptive


Albana Vokshi e cila ka arritur ta sigurojë mandatin e saj për PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për Kopshtin Botanik.

Zonja Vokshi e ka konsideruar këtë lajmin më të mirë të javës. Ajo thotë se vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive, të cilët donin ta kalonin atë pronë të bashkisë.

Vokshi thotë se ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

 “NJË HAP MË SHUMË NË ANËN E DREJTË

Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer Kopshtin Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës.

Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.

Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

Falenderoj Rektorin Koni dhe të gjithë pedagogët dhe studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve. PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre.”– shprehet zonja Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *