Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet numërimi për kandidatët në Krujë dhe në Shijak, Rrahman Raja thyen të gjitha pritshmëritë


Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët në bashkitë e Krujës dhe Shijakut në qarkun e Durrësit. Ndërkohë në bashkinë e Durrësit, kanë mbetur ende 208 kuti pa numëruar.
Në të gjithë qarkun, kandidati më i votuar deri më tani është deputeti socialist Rrahman Rraja 7358 vota, i cili lë pas edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ka marrë 6941 vota.
Ndërkohë nga kampi kundërshtar, më e votuara është kandidatja Andia Ulliri me 5249 vota.
Por ndërsa presim votat e bashkisë së Durrësit për t’u numëruar të gjitha, të shohim pak votat në Krujë dhe në Shijak të cilat tanimë kanë përfunduar.
BASHKIA KRUJË
Kandidati që ka siguruar më shumë vota në Krujë, është ai i PS-së Rrahman Rraja. Ai ka mundur të sigurojë vetëm nga bashkia e Krujës 7099 vota.
Ndërsa kandidatja e dytë më e votuar është ajo e Partisë Demokratike, një tjetër kandidate nga Nikla, Andia Ulliri me 4993 vota.
Partia Socialiste:
1.Rrahman Rraja 7099 vota
2.Denis Deliu 2651
3.Edi Rama 1629
4.Milva Ekonomi 662
5.Arkend Balla 399
Partia Demokratike:
1.Andia Ulliri 4993 vota
2.Merita Bakiu 2789
3.Selman Tema 1836
4.Edi Paloka 536
5.Manjola Luku 494
BASHKIA SHIJAK
Ndërsa në bashkinë e Shijakut më i votuari ka rezultuar deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbja me 2658 vota, i dyti është kandidati i Partisë Demokratike Rezeart Tusha me 2566 vota.
Partia Socialiste:
1.Jurgis Cyrbja 2658
2.Ilir Ndraxhi 2207
3.Edi Rama 661
4.Lefter Koka 306
5.Arkend Balla 253
Partia Demokratike:
1.Rezeart Tusha 2566
2.Agron Duka 728
3.Manjola Luku 449
4.Igli Cara 312
5.Edi Paloka 294

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *