Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona disfatë me përmbysje ndaj Granadas, humbet shansin për të marrë kreun


Barcelona ka pësuar një disfatë me përmbysje ndaj Granadas në La Liga ditën e sotme.

Me humbjen e sotme me rezultatin 1-2, Barcelona humbet shansin për të marrë kreun e tabelës.

Golin e parë të sfidës e shënoi Mesi në pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë për Granadan shënoi Machis dhe Molina.

Gara për titullin është e ngushtë me Atletiko Madrid që qëndron në krye me 73 pikë dhe me Real Madrid në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën 71 pikë. Ndërsa në vendin e katërt Sevillia mban 70 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *