Vendosni fjalën kyçe....

Arsimi parauniversitar kthehet në shkolla, s’ndryshojnë masat e tjera kundër Covid-19


Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit kthimin në mjediset shkollore për arsimin parauniversitar.

Në mbledhjen e sotme nuk u mor asnjë masë tjetër duke lënë në fuqi ato të deritanishme deri në rivlerësimin e radhës pas dy javësh.

“Situata ka qenë përgjithësisht e qetë dhe me ulje të treguesve, me përjashtim të ditëve të fundit ku ka pasur një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus. Kemi menduar t’ propozojmë Ministrisë së Arsimit të kalojë arsimin parauniversitar nga skenari i kombinuar, të kalojë në mësimin në klasë duke ndjekur protokollet e sigurisë me shumë kujdes dhe duke vëzhguar në vijim situatën.” – tha kryetarja e komitetit, zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *