Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim: Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor fillon zyrtarisht sot, mbërrin anija në Durrës


Sot nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e quajtur “Defender Europe 21”.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në “Twitter” të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila tha se në Durrës ka mbërritur anija “USNS Bob Hope”. Ajo shtoi se do të bashkohen më tej edhe dy anije të tjera.

“#defender21 stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen”- u shpreh ambasadorja.

Stërvitja ushtarake e NATO-s pritet që të zgjasë disa ditë. Kjo është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe ajo në Afrikë e ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje synon të ngrejë gatishmërinë dhe realizojë ndërveprimin midis ushtrisë së SHBA, NATO-s dhe ushtrive partnere, në mënyrë që bashkërisht të jënë të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *