Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Mitrovicë, një viktimë e katër të plagosur


Një person ka mbetur i vdekur ndërsa katër të tjerë janë plagosur në Mitrovicë pas të shtënave me armë zjarri.

Krimi i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar nga policia.

Fillimisht ai ka qëlluar ndaj tre personave të cilët janë plagosur e dërguar në spital ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin.” – ka thënë zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, shkruan Koha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *