Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë, 169 raste të reja me Covid-19 në vend


Katër persona kanë humbur jetën në spitale lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar personat që kanë ndërruar jetë janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57-86 vjeç.

Nga 2520 testime të kryera janë gjetur 169 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në katër spitalet në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacient është i intubuar.