Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj me banorët e Bregut të Lumit: Do e merrni një më një kompesimin për shtëpitë e shembura


Kandidati për deputet dhe drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj, zhvilloi këtë paradite një takim me banorët e Bregut të Lumit, të cilëve u janë shembur banesat për shkak të Bulevardit të Ri.

Ata i kërkuan Rushajt zgjidhje, për marrjen e kompesimeve për banesat e tyre të shembura, gjë të cilën ai ua siguroi se do i merrnin lekët “një më një”.

 “Ato lekë që kanë qenë në vendimin e Këshillit të Minstrave një më një do të merren”– i siguroi ata Rushaj.

Ai shtoi: “Ti më thua më premto mua. Unë nuk premtoj asgjë. Ne do t’i qëndrojmë asaj gjëje që ka thënë Lulzim Basha. Do t’i qëndrojmë asaj praktike që kemi patur përpara se këta të vinin në pushtet. Të gjithë personat që për një interes publik janë apo s’janë të legalizuar, kanë apo s’kanë certifikatë, janë në process legalizimi apo jo, personat që janë të vendosur prej kohësh dhe kanë investuar jo pare droge por pare djerse dhe gjaku, ata do të marrin atë që u takon.”

Banorët kanë dëshmuar para Rushajt terrorin e kaluar nga ajo që e konsiderojnë “bandë” dhe jo shtet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *