Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron peshëngritësin Briken Calja për medaljet në Kampionatin Europian: Sportistë të kalibrit të tij na bëjnë krenarë


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka uruar përmes një postimi kampionin shqiptar të peshëngritjes Briken Calja, i cili ditën e djeshme ka arritur të fitojë një medalje argjendi në shtytje dhe një të bronztë në dygarësh, në Moskë.

Meta thoshtë se sportistë të kalibrit të tij na nderojnë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve.

“Kënaqësi e veçantë të uroja nëpërmjet një bisede telefonike Kampionin kuqezi, Briken Calja për fitoren e Medaljes së Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë.

Një tjetër sukses i merituar personal dhe një ngjarje e madhe për peshëngritjen tonë, që për të pestin vit radhazi siguron medalje në garat ndërkombëtare konkurruese, falë talentit, punës e përkushtimit të Kampionit Calja dhe trajnerit të tij të madh Gerald Toska.

Sportistë të kalibrit të tij na lumturojnë, na nderojnë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve. Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorët tanë më të mirë në botë.

Duhet t’u jemi përherë mirënjohës dhe mbështetës të gjithë sportistëve elitarë kuqezinj si Brikeni, të cilët e lartësojnë flamurin dhe imazhin e Shqipërisë, aty ku faqezinjtë e politikës sonë nuk kanë arritur dot.

Jam i bindur se sukseset më të mëdha të Kampionit tonë të peshëngritjes do të jenë ato të radhës.”- shkruan presidenti Meta, i cili i shoqëron këto rreshta me një video nga momenti kur Calja merr medaljet.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rendit dje në vendin e tretë në Kampionatin Europian të zhvilluar në Moskë.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhurojë në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të Europës, por dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *