Vendosni fjalën kyçe....

Chiara Ferragni sjell në jetë fëmijën e dytë, e quan Vittoria


Blogerja Chiara Ferragni ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Lajmin e ka zbuluar vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushes së saj në “Instagram”. Po është një vajzë, dhe ajo e ka quajtur atë Vittoria Lucia Ferragni. “Vittoria jonë”- shkruan ajo krahas fotos. Të njëjtën diçiturë ka përdorur edhe bashkëshorti i saj Fedez, i cili ka publikuar të njëjtën foto.

Vogëlushja ka ardhur në jetë në javën e 39-të. Ferragni edhe lajmin e shtatzënisë e bëri të ditur në rrjetet sociale së pari, madje kur ende nuk dinte asgjë as Fedez.

Ajo publikoi një foto të djalit të saj Leo që mbante në dorë një foto të ekos së saj, duke thënë se do të bëhet një vëlla i madh. “Familja jonë po bëhet më e madhe. Leo do të bëhet një vëlla i madh.”– shkruante Chiara.

E i surprizuar, Fedez i komenton se nuk dinte asgjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *