Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Korça për 7-Marsin: Mësuesit meritojnë mbështetje akoma më të madhe


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Korçë në ditën e 7-Marsit në një ceremoni shpërndarje të dekoratave për mësues të ndryshëm.

Në fjalën e tij Meta tha se mësuesit meritojnë ndihmë të madhe dhe mbështetje sidomos ata në zonat rurale.

Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *