Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 30-vjeçarit në Korçë, shpallen në kërkim tre të dyshuar


Igli Qani

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 7., ku disa persona qëlluan me armë ndaj Igli Qanit, i cili pavarësisht plumbave arriti të shpëtonte. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, 3 të dyshuar për atentatin.

Tre personat e arrestuar janë: “shtetasit me inicialet L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, shtetasi me inicialet E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë si dhe shtetasi E. N., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për plagosjen me armë zjarri të riut me inicialet I. Q. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *