Vendosni fjalën kyçe....

FED: Pandemia po rrit rrezikun e falimentimit të bizneseve


Rreziqet e rritjes se falimentimeve të biznesit në Shtetet e Bashkuara “mbeten të konsiderueshme” edhe kur ekonomia do te dale nga pandemia e koronavirusit, deklaroi Rezerva Federale në raportin e saj të politikës monetare per 6-mujorin e pare te vitit 2021 depozituar në Kongres.

Huamarrja e biznesit “tani po qëndron pranë niveleve më të larta historike”, nënvizon Banka Qendrore e SHBA në raport. Edhe pse sasia e larte monetare, normat e ulëta të interesit dhe rimëkëmbja e rritjes ekonomike mund të zbehin problemet në një periudhë të afërt, “rreziqet e paaftësisë paguese në firmat e vogla dhe të mesme, si dhe në disa firma të mëdha, mbeten të konsiderueshme”.

Kreu i Fed, Jerome Powell do të paraqesë raportin në seancat dëgjimore përpara Komitetit Bankar të Senatit të martën dhe ne Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën.

Administrata Biden po lobon per një plan stimuli prej 1.9 trilionë dollarësh që tashmë ka kaluar pengesën në Senat. Kjo pakete vjen pas asaj prej rreth 900 miliardë dollarë të miratuar në fund të vitit të kaluar dhe afërsisht 3 trilionë dollarë të përvetësuar të miratuar ne fillim të krizës në vitin 2020.

Këto fonde, përfshirë pagesat ne ndihme të familjeve, rritjen e sigurimit per të papunët dhe huatë për bizneset e vogla, çuan në rritje ekonomike më të shpejtë nga sa pritej dhe ne një stres financiar më te ulet nga parashikimi.

Së bashku me falimentet e bizneseve, raporti ve në dukje se si ndryshimet në ekonomi që janë ende ne zhvillim, mund të tkurrin tregun e pasurive të patundshme tregtare tashmë të mbivleresuara dhe të çojnë në “rënie të konsiderueshme” të çmimeve, një goditje e mundshme për investitorët ose huadhënësit përfshirë ato te pronave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *