Vendosni fjalën kyçe....

Alexei Navalny humbet apelin, mbetet në burg


Lideri rus i opozitës Alexei Navalny ka humbur apelin kundër “arrestit me burg”.

Navalny u arrestua muajin e kaluar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ai po mjekohej prej muajsh pas një helmimi me një agjent nervor.

Ai ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për helmimin e tij dhe thotë se akuzat kundër tij janë të trilluara.

Navalny akuzohet se ka shkelur kushtet e një dënimi me burg të pezulluar të vitit 2014, që kërkonte që ai të raportonte rregullisht në policinë ruse.

Disa orë më vonë, ai u dënua në të njëjtën gjykatë për shpifje për një veteran të Luftës së Dytë Botërore dhe u gjobit me 11,500 dollarë.

Veterani ishte shfaqur në një video duke mbështetur reformat kushtetuese, të miratuara vitin e kaluar, të cilat do të lejonin që Putin të dilte për zgjedhje për dy mandate të tjera. Por Navalny i kishte akuzuar njerëzit që shfaqeshin në video si tradhtarë.

Në gjykatë, në një fjalim që i referohej Biblës dhe serisë së librave të Harry Potter, ai argumentoi se akuzat ndaj tij ishin absurde pasi ai nuk ishte në gjendje të raportonte në polici ndërsa po rikuperohej nga sulmi.

“E gjithë bota e dinte se ku isha.”– tha ai, citon BBC. “Sapo u shërova, bleva një biletë avioni dhe u ktheva në shtëpi.”

Navalny kaloi një muaj në një spital të Berlinit, nga të cilat për dy javë qëndroi në një gjendje kome.

Në gjykatë, ai kujtoi Voldemortin e keq nga Harry Potter, duke e krahasuar atë me Putinin. Ndërsa më tej duke shpjeguar se është i krishterë, Navalny citoi nga Bibla: “Lum ata që kanë uri dhe etje për drejtësi, sepse do të ngopen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *