Vendosni fjalën kyçe....

Serbia merr sot 40 mijë e 950 doza me vaksina nga Pfizer ndërsa Shqipëria vetëm 7020


Kryeministri Edi Rama duke injektuar vaksinën e “PFIZER”-it

Një kontingjent i ri me 40.950 doza të vaksinës së koronavirusit të ri(COVID-19) nga Pfizer/BioNTech mbërritën në Serbi dhe ato u dorëzuan në Institutin “Torlak” të Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve, raporton Anadolu.

Rreth 850 mijë njerëz janë vaksinuar në Serbi, duke e bërë vendin të dytin më të madh në Evropë pas Britanisë së Madhe sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar për një milion banorë, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi më herët se pret që vaksinat e para të kompanisë AstraZeneca të mbërrijnë gjatë javës.

Po Shqipëria?

Deri më tani Shqipëria ka marrë mbi 8 mijë doza të vaksinës Pfizer. Një shifër kjo dukshëm më e ulët se Serbia e cila përveç Pfizer ka kontraktuar edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.

1170 dozat e para u morrën në datën 1 shkurt ndërsa sot mbërrijnë 7020 dozat e dyta.

Ndërsa 975 doza u dhuruan nga një shtet i cili nuk pranoi të bëhej publik emri për shkak të kontratës së Pfizer.

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina AstraZeneca”-shkruante Rama sot në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *