Vendosni fjalën kyçe....

QSUNT dhe Spitali i Lushnjës zgjedhin pa garë me shumën më të lartë të njëjtën kompani për furnizimin me oksigjen


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitali i Lushnjës kanë realizuar tenderat për blerjen e oksigjenit dhe kanë kontraktuar të njëjtën kompani pa garë dhe me shumën më të lartë.

QSUNT dhe Spitali i Lushnjës i kanë dhënë kompanisë GTS SHPK tenderat për furnizimin me oksigjen.

Për 47 ditë QSUNT i ka dhënë 132 594 000,00 lekë kompanisë GTS, duke mos realizuar procedurën e prokurimit me shpallje të tenderit. Procedura është bërë me marrëveshje duke realizuar një tender pa konkurencë dhe oferta të tjera.

Portali “open data i ka vendosur flamur të kuq këtij prokurimi për shkak të mungesës së garës dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Faksimile e tenderit të QSUT

Faksimil e tenderit QSUNT

Ndërsa spitali i Lushnjës ka njoftuar shpalljen e prokurimit më 22 dhjetor 2020 dhe i ka lënë kohë kompanive të interesuara të dorëzojnë ofertat deri më 21 janar 2021.

Por në dokumentin e njoftimit të fituesit nuk gjen asnjë kompani tjetër që të ketë bërë ofertë por vetëm shpalljen e fituesit i cili edhe për këtë është kompania GTS SHPK. Në të nuk mundet të gjesh nëse ka pasur kompani të tjera që kanë ofruar më pak apo më shumë para për realizimin e kontratës.

Tenderi për furnizimin me oksigjen për Spitalin e Lushnjës ka vlerën 12 130 560,00 dhe kompania e ka fituar me po këtë vlerë.

Faksimile e tenderit të Spitalit të Lushnjës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *