Vendosni fjalën kyçe....

“Hillary Clinton do garojë sërish për presidente”


Dy herë kandidate e demokratëve për presidente, Hillary Clinton do të kandidojë për herë të tretë. Të paktën kështu ka deklaruar Mark Penn, i cili ka punuar si këshilltari i saj për shumë vite.

Në revistën Op-ed, Penn, ish-këshilltar i Clinton-ëve që nga 1995-2008, dhe ish-politikani i “New York City”, Andrew Stein, kanë deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2020, Clinton do të rikthehet.

Penn shkruan se Clinton nuk “do ta lejojë dy humbjet e mëparshme t’i japin fund historisë së karrierës së saj”.

Edhe pse shpesh herë ka insistuar se nuk do të kandidojë përsëri në 2020-ën, Clinton tha në një intervistë më parë këtë muaj se “Unë do të doja të isha president”, pasi u përgjigj “jo” kur e pyetën nëse ajo donte të kandidonte përsëri për presidente.

Penn dhe Stein thanë: “Mos i kushtoni shumë vëmendje deklaratave ‘unë nuk do të kandidoj’. Zonja Clinton e di se të dy, si z. Clinton dhe Obama deklaruan se nuk do të garonin, kur në fund garuan”.

Kellyanne Conëay, një nga këshilltarët e Donald Trump, tallet me idenë e rikthimit të zonjës Clinton.

“I dashur Zot, të lutem, po”, shkruan ajo.