Vendosni fjalën kyçe....

Gati dokumetari për Michael Schumacher, me pamjet e rralla të legjendës së garave pas aksidentit


Dokumentari për karrierën dhe jetën e Michael Schumacher ka përfunduar dhe pritet të transmetohet më vonë këtë vit, duke dhënë për tifozët disa informacione mbi legjendën e Ferrarit që pas aksidentit me ski tetë vjet më parë.

Schumacher nuk është parë publikisht që nga aksidenti i vitit 2013 dhe kështu filmi i ri, do të sigurojë një pasqyrë të rrallë për betejën e tij shëndetësore.

Filmi, i cili u raportua për herë të parë në maj të vitit 2019, do të transmetohej në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo pandemia e Covid-19 shkaktoi vonesa.

Por tani gazeta Express në Gjermani ka raportuar se dokumentari është “gati“.

Familja e Schumacher e ka mbështetur filmin dhe raportohet të ketë siguruar regjistrime private për kineastët.

Gruaja e Schumacher Corinna, e cila ka folur rrallë në publik dhe besohet të jetë kryesisht përgjegjëse për ruajtjen e sekretit mbi shëndetin e tij, pritet të jetë në mesin e të intervistuarve për të cilët flitet në film.

Babai i kampionit të garave Rolf (74 vjeç) dhe djali i tij Mick, i cili është duke u përgatitur për sezonin e tij të parë në F1 me Haas, janë gjithashtu të përfshirë.

Dokumentari i ri që mban titullin ‘Schumacher’ është vepër e kineastëve gjermanë Michael Ëech dhe Hanns-Bruno Kammertons.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *