Vendosni fjalën kyçe....

“Shekulli i 21-të do jetë i Azisë” – Ministri i Jashtëm i Turqisë


Shekulli 21 do të jetë i Azisë, tha Ministri i Jashtëm i Turqisë të hënën, duke nënvizuar rëndësinë dhe potencialin strategjik të kontinentit.

“Shekujt 19 dhe 20 ishin përkatësisht shekujt e Evropës dhe Amerikës. Sot, të gjitha të dhënat sugjerojnë që shekulli 21 do të jetë shekulli i Azisë.” – tha Mevlut Çavusoglu në një takim virtual të organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Turqisë (DEIK ) mbi perspektivat e reja drejt rritjes së vëllimit të tregtisë midis Turqisë dhe vendeve aziatike.

Shumë vende veprojnë me vetëdijen e këtij fakti, theksoi Cavusoglu, duke përmendur marrëveshje të ndryshme të nënshkruara kohët e fundit midis vendeve evropiane, të tilla si Britania e Madhe dhe homologët e tyre aziatikë.