Edhe ditën e fundit të vitit, trafiku ka qenë i rënduar në Tiranë siç ndodh rëndom javët e fundit.
Një pjesë e mirë e rrugëe hyrëse-dalëse në kryeqytet kanë pasur trafik gjatë ditës së sotme e po kështu edhe rrugët e brendshme.
Shkak për këtë janë punimet e njëkohësishme në disa rrugë të Tiranës si dhe lëvizjet e shtuara të qytetarëve në qendrat tregtare.
Duhet thënë se këtë fundviti, ndryshe nga vitet e kaluara nuk ka kthim masiv të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e tjera, më së shumti në Europë.
Shkak për këtë është bërë pandemia Covid-19, që ka çuar në shtrëngimin e masave në kufijtë mes vendeve.