Vendosni fjalën kyçe....

Trump fshin videon nga “Twitter”-i, s’e kishte dëgjuar shprehjen raciste të mbështetësit të tij


Presidenti amerikan Donald Trump është detyruar të fshijë një video që kishte postuar në rrjetet sociale, ku shiheshin disa qytetarë që përplaseshin dikush për ta mbrojtur e dikush për ta ndëshkuar atë.

Mirëpo në këtë video, një qytetar mbështetës i tij bërtiste “white power”, “fuqia e të bardhëve”.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti nuk e kishte dëgjuar komentinpasi ishte përqendruar në mbështetjen që po dëshmonin qytetarët e vjetër të Florida-s.

“Ai nuk e dëgjoi deklaratën e bërë në video”– tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, për NBC News. “Ajo që ai pa ishte entuziazmi i jashtëzakonshëm nga mbështetësit e tij të shumtë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *