Vendosni fjalën kyçe....

Nëse doni të festoni ditëlindjen në -39 gradë Celsius, ky qytet rus është i duhuri (Video)


Një grup të rinjsh në qytetin siberian të Tomskut në pritje të verës organizuan një mbrëmje me rroba banje, jashtë në dëborë edhe pse temperaturat shënonin minus 39 Celsius.

Pamjet e festës së çmendur u postuan në rrjetet sociale ku tregohen një grup të rinjsh që kërcejnë në një shesh të mbuluar me dëborë përpara një peme të zbukuruar.

Temperatura në Tomsk në kohën e xhirimit të videos ra në minus 39 Celsius, sipas një telefoni të njërit prej të rinjve që mori pjesë në festë.

Festa kishte për qëllim të shënonte ditëlindjen e një prej pjesëmarrësve, i cili kishte pritur qëllimisht për një ditë veçanërisht të ftohtë për të bërë videon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *