Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani mund të bashkëpunojë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e parakohshme


Lëvizja Vetëvendosje ka pohuar se për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do ketë bashkëpunim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lajmi është pohuar nga zëdhënësi i kësaj force politike, Përparim Kryeziu.

“Tash e sa kohë ka një preferencë dhe disponim të dyanshëm që bashkëpunimin e deritanishëm me zonjën Osmani ta avancojmë edhe më tutje. Bashkëpunimi me të është vlerë e shtuar dhe bashkë me të ne besojmë që do të jemi shumica e ardhshme parlamentare. Ne jemi në kontakt me zonjën Osmani dhe kurdo që do të dakordohet forma e bashkëpunimit besoj që do të bëhet e ditur me kohë bashkë me detajet e tjera. E rëndësishme është që ekzistojnë vullneti dhe disponimi që ai të ndodhë.” – ka thënë Përparim Kryeziu.

Ndërkohë Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për përbërjen e listës e udhëheqjen e saj, shkruan Koha.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *