Presidenti rus Putin ka nënshkruar një ligj të ri që do të sigurojë imunitet gjatë gjithë jetës nga ndjekja penale për ish-presidentët e Rusisë pasi ata të lënë detyrën, duke shtrirë gjithashtu mbrojtje për familjet e ish-presidentëve.
Në praktikë, kjo do të thotë që Putini nuk mund të dërgohet në gjykatë për vepra penale ose administrative pasi të largohet nga Kremlini.
Të njëjtat rregulla do të zbatohen për Dmitry Medvedev, i cili mbajti pozicionin e kreut të shtetit nga 2008-2012 dhe të gjithë presidentët e ardhshëm. Ligji i ri u përfshi në ndryshimet kushtetuese, të miratuara nga një votim publik në qershor, që bëri ndryshime të rëndësishme në sistemin e qeverisjes ruse.
Projektligji e zgjat shtrin sistemin e mëparshëm të imunitetit presidencial para se personi në fjalë të merrte detyrën. Ata gjithashtu do i shpëtojnë arrestimit ose hetimit. Më parë, mbrojtja vetëm veprimet e kryera gjatë kohës në detyrë ose hetimeve të veprimeve të lidhura me detyrat presidenciale.
Sipas ligjit të ri, parlamenti kombëtar, Duma e Shtetit, do të duhej të miratonte akuzat për tradhti ose një krim tjetër të rëndë në mënyrë që të vinte në shënjestër një ish-president.
Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese gjithashtu do të duhet ta pranojnë kërkesën e Parlamentit. Më pas do është Këshilli i Federatës që merr një vendim përfundimtar. Projektligji gjithashtu u jep ish-presidentëve një vend të përjetshëm në Dhomën e Sipërme të Asamblesë Federale të Rusisë.